Deri më tani janë mbyllur 18 institute dhe një fakultet privat, përkatësisht një shkollë e lartë profesionale.
Ministria e Arsimit është në proces të mbylljes edhe të pesë ose gjashtë instituteve të tjera, ndërsa po kryhet monitorim edhe në të paktën pesë universitete, deklaroi sot ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
Ajo bëri të ditur se në më shumë institucione arsimore janë vërejtur parregullsi në funksionim, ndërsa Ministria po punon për tejkalimin e tyre.
“Në këtë moment, ende po veprojmë sipas denoncimeve të personave të caktuar ose grupeve të profesorëve.
Ajo që është pozitive, ndryshe nga e kaluara kur Agjencia për Cilësinë e Arsimit të Lartë pothuajse nuk funksiononte dhe jepte akreditime pa kriter, është se tani kjo gjendje ka ndryshuar.
Vlerësimet e para që po realizohen me ekspertë të huaj tregojnë se disa universitete funksionojnë mirë, por në disa të tjera do të ketë heqje të akreditimeve”, tha Janevska.
Ajo njoftoi se institucioneve do t’u jepen afate ligjore për të korrigjuar mangësitë dhe parregullsitë e konstatuara, ndërsa ato që nuk do t’i përmbushin kërkesat do të mbyllen.
Deri më tani janë mbyllur 18 institute dhe një fakultet privat, përkatësisht një shkollë e lartë profesionale.

