Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka njoftuar se punimet për ndërtimin e bulevardit të ri në Dibër po zhvillohen sipas planit, duke e cilësuar projektin si pjesë të investimeve që po realizohen në komunat shqiptare.
“Nga Dibra me lajme të mira, po ndërtohet bulevardi i ri dhe modern!
Pas marrëveshjes historike të nënshkruar në Qeverinë e RMV-së për rrugën Bllacë – Shkup, sot ishim në Dibër së bashku me kryetarin e Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, për të inspektuar punimet në bulevardin e ri që po ndërtohet.
Jemi kujdesur që edhe komunat shqiptare të marrin hisen e merituar në pushtet dhe investime, dhe kjo tashmë po vërehet qartë me transformimin që po përjeton Dibra.
Projektet e Qeverisë po realizohen me përkushtim, duke sjellë zhvillim, infrastrukturë moderne dhe kushte më të mira për qytetarët”, ka shkruar Sali.

