Presidenti serb Vuçiq “ngalli” integristët e Ali Ahmetit

2 Min. Leximi

Deklarata e cila bëri jehonë nëpër media se presidenti serb Vuçiq u shpreh i shqetësuar se kryeministri kosovar Albin Kurti përmes opozitës shqiptare po tenton ta mund pushtetin 22 vjeçarë të integristëve të Ali Ahmetit, si duket ka arritur në veshët e “misionarëve” të BDI-së, më saktë të deputetit Arbër Ademi.

Ai përmes një postimi folklorik dhe konspirativ në rrjetet sociale aludon se partia e VMRO-DPMNE-së e dirigjon apo e mëson presidentin serb Aleksandar Vuçiq t’i dalë në ndihmë siç i quan ai “derivateve të BDI-së”.

- Advertisement -

“VMRO nuk po kursen asgjë nga lidhjet e veta Serbo-Ruse për ti dal në ndihmë derivateve të BDI-së në opozitën e frymëzuar nga Mickoski. Në këtë kontekst angazhohet edhe Vuçiqi, miku personal i Mickoskit, që të ndërhyjë në zgjedhjet në Maqedoni”, thotë Ademi.

Ai më tej shton se “Vuçiqin, ithtarin e Millosheviqit, Ali Ahmeti e ka fituar në luftë bashkë me Hashimin, Ramushin, Kadrinë, Rexhepin, Adem e Hamzë Jasharin, Fehmi e Xhevë Lladrovcin. Frontin e forcave pro europiane nuk e ndal asnjë lidhje maqedono-serbo-ruse në ndihmë të derivateve të BDI-së!

Vlen të përmendet se “misionarët” integristë e përgatiten, kultivuan dhe e kafshuan me dhëmballë projektin Open Ballkan, ku Kosova e Kurtit e refuzoi me indinjatë këtë projekt i cili, sipas shumë ekspertëve kishte, dhe ka për qëllim fuqizimin e ndikimit serb në Maqedoni të Veriut.

TOP Lajmet

ETIKETUAR: , ,
Ndani këtë artikull