Anëtari i Kuvendit Qendror i VLEN-it, Bashkim Hasani, ka reaguar me tone kritike ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.
Hasani tha se “sot është koha e përgjegjësisë, jo e lavdisë së vjetër”, duke shtuar se, sipas tij, përgjegjësia për zhvillimet aktuale politike duhet kërkuar te vetja dhe jo te të tjerët.
Ai gjithashtu theksoi se e kaluara nuk duhet të përdoret si bazë për legjitimim politik në të tashmen, duke bërë krahasime metaforike mes situatës politike dhe garave sportive.
“Ne zgjedhim të ardhmen me ata që ia vlen, e jo të kaluarën,” u shpreh Hasani në reagimin e tij.

