Spanja ka regjistruar një fitore të pastër 4-0 ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e saj të Kupës së Botës, të zhvilluar në Atlanta, duke marrë kryesimin e Grupit H.
“La Roja” e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe kaloi në avantazh që në minutën e 10-të me Lamine Yamal. Më pas, Mikel Oyarzabal realizoi dy herë brenda pak minutash, në minutat 21 dhe 24, duke vulosur praktikisht fatin e takimit që në pjesën e parë.
Goli i katërt erdhi në fillimin e pjesës së dytë, pas një autogoli të Tambaktit në minutën e 49-të.
Trajneri spanjoll kreu disa zëvendësime në pjesën e dytë, përfshirë largimin e Yamal dhe Oyarzabal, çka uli ritmin e lojës. Në fund të ndeshjes, një gol i Ferran Torres u anulua nga sistemi VAR në minutën e 90+2.
Me këtë rezultat, Spanja ngjitet në krye të Grupit H dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën e 1/32-ve, përpara ndeshjes së fundit ndaj Uruguait.

