Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, mori pjesë në sesionin e zgjeruar të Bordit Drejtues të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Drogat, që u mbajt në Lisbon.
Gjatë takimit u diskutua për sfidat aktuale të sigurisë, luftën kundër trafikimit të drogës, trendet e reja në këtë fushë dhe rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar për përballimin e këtyre sfidave.

Sali theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në harmonizimin e politikave dhe legjislacionit me standardet e Unionit Europian për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë, si pjesë e procesit të integrimit evropian të vendit.
Ai vlerësoi se bashkëpunimi i ngushtë me institucionet evropiane është thelbësor për ndërtimin e politikave efektive në fushën e sigurisë dhe shëndetit publik, si dhe për një përgjigje të koordinuar ndaj sfidave të përbashkëta.

