Analisti Albatros Rexhaj, u përfshi në një debat me autoren dhe moderatoren e “Shqipëria Live”, Sidorela Gjoni.
Debati nisi për përplasjen që deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri, kishin një ditë më parë me Kryeministrin Rama dhe për protestat në Tiranë.
Rexhaj iu kthye moderatores, duke i thënë se nuk e shan Ramën, ndërsa ajo iu përgjigj se në emision vijnë të ftuar njerëz që mendojnë ndryshe.
I pranishëm në studio ishte dhe Erald Kapri, i cili nuk i kurseu ironitë ndaj Rexhajt.
Gjatë debatit, Rexhaj u ngrit nga karrigia dhe doli jashtë derës së studios.
Pjesë nga debati-
Rexhaj: Mua nuk më bëni dot të shaj Ramën. Herës tjetër mbusheni studion me njerëz që e shajnë Edi Ramën, por mua s’më bëni dot.
Sidorela: Unë e mbush studion me njerëz që mendojnë ndryshe.
Rexhaj: Të uroj fat zonja bullizuese.
Sidorela: Mirupafshim Albatros!
Kapri: Bëji të fala Edi Ramës.

