New York Knicks mposhtën San Antonio Spurs, çuan në 4-1 serinë e finaleve të NBA dhe fituan titullin kampion në basketbollin amerikan për herë të parë që nga viti 1973.
Ekipi nga Nju Jorku fitoi ndeshjen e 5-të në transfertë me rezultatin 94-90, duke u rikthyer për të fituar një tjetër ndeshje në fazat e fundit të takimit.
Të udhëhequr nga një performancë “magjike” e Jalen Brunson, i cili u shpall MVP i Finales me 45 pikët e tij në ndeshjen e 5-të, New York Knicks bënë një tjetër rikthim të fuqishëm për të mposhtur San Antonio Spurs.
Pasi përmbysën një disavantazh prej 29 pikësh në ndeshjen e 4-t për të shënuar rikthimin më të madh në historinë e finaleve, Knicks zhdukën një tjetër disavantazh dyshifror këtë herë për të fituar ndeshjen e katërt të serisë.
Ata e gjetën veten në disavantazh me 16 pikë në pjesën e dytë dhe 10 në fillim të periodës së fundit, por Brunson udhëhoqi ekipin, duke ngushtuar diferencën top pas topi. Brunson, ndër të tjera, vendosi rekordin për më shumë pikë nga një lojtar i Knicks në një ndeshje finale, duke tejkaluar 38 pikët e Willis Reed në ndeshjen e 3-të gjatë triumfit të vitit 1970 ndaj Los Angeles Lakers.

