Amer Bajrami, 17-vjeçari i Rabotniçkit dhe reprezentacionit, pjesë e kampit të AC Milan në Shkup

1 Min. Leximi

Amer Bajrami, futbollisti 17-vjeçar i Rabotniçkit dhe njëherësh pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, është ndër pjesëmarrësit në kampin futbollistik të gjigantit italian AC Milan që po mbahet në Shkup.

I konsideruar si një nga talentët më premtues të futbollit vendor, Bajrami po shfrytëzon këtë mundësi për të treguar cilësitë e tij para trajnerëve dhe skautëve të klubit italian. Performancat e tij pritet të jenë nën vëzhgim të veçantë, ndërsa ekziston mundësia që ai të përzgjidhet mes futbollistëve që do të kenë rastin të provojnë veten në Milano.

Me paraqitjet e tij në radhët e Rabotniçkit dhe në ekipet përfaqësuese të Maqedonisë së Veriut, Amer Bajrami tashmë është renditur mes emrave më premtues të brezit të ri, duke zgjuar interesim për potencialin dhe zhvillimin e tij në skenën ndërkombëtare.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull