Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se ka inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në shëtitoren e rrugës “Boris Kidriç”.
Përmes një publikimi në profilin e tij në Facebook, Kasami bëri të ditur se projekti ndodhet në fazën përfundimtare dhe se kanë mbetur edhe disa punë për t’u realizuar para se rruga të marrë pamjen e planifikuar.
“Nga afër inspektova punimet tek shëtitorja e rrugës ‘Boris Kidriç’. Kanë mbetur edhe disa punë për t’u përfunduar dhe për t’i dhënë kësaj rruge pamjen që meriton”, ka shkruar Kasami.
Ai shprehu bindjen se gjatë sezonit veror kjo hapësirë do të shndërrohet në një pikë tërheqëse për qytetarët, duke ofruar ambiente më të përshtatshme për shëtitje dhe rekreacion.
“Momente të bukura na presin verës te kjo rrugë”, ka theksuar kreu i Komunës së Tetovës.
Projekti për rregullimin e shëtitores së rrugës “Boris Kidriç” është pjesë e investimeve komunale që synojnë përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe krijimin e hapësirave më funksionale për qytetarët e Tetovës.

