“Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin”/ Nis marshimi i madh nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

1 Min. Leximi

Sheshi Skënderbej është mbushur plot këtë pasdite, ndërsa sapo ka nisur marshimi madhështor i mijëra protestuesve nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Mes thirrjeve të shumta dhe brohoritjeve, qytetarët po marshojnë në bulevardin kryesor duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatorë të këtij tubimi masiv kanë bërë të qartë se kjo revoltë i ka tejkaluar kufijtë e një kauze të vetme. “Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin”, ka qenë motoja e lëshuar nga organizatorët, duke nënvizuar se beteja e sotme është kundër një modeli të tërë qeverisës që po cenon interesat kombëtare dhe pronat e shqiptarëve. /BalkanWeb/

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull