Ministria e Shëndetësisë vazhdon me realizimin intensiv të projekteve strategjike kapitale të cilat, siç informon, do ta transformojnë infrastrukturën shëndetësore në vend.
“Vizioni ynë është shumë i qartë, dhe ai është një shëndetësi e qasshme dhe cilësore për të gjithë qytetarët, një sistem i lidhur digjitalisht dhe një kujdes parësor shëndetësor i fortë. Investimi në infrastrukturë nuk është vetëm ndërtim muresh, por investim te njerëzit, te sistemi dhe te e ardhmja e vendit tonë. Së bashku po ndërtojmë një shëndetësi moderne dhe humane”, tha ministri Azir Aliu.
Ndër projektet prioritare kapitale, siç theksoi ai, janë ndërtimi i një Spitali Klinik të ri në Shtip, Spitalit të Përgjithshëm në Kërçovë, Spitalit Klinik në Tetovë, Qendrës për plagë dhe gangrenë në ISHP Spitali i Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative “13 Nëntori” në Shkup, si dhe në fazën e ardhshme ndërtimi i një Qendre të re Klinike.
“Infrastruktura moderne nënkupton edhe digjitalizim. Platforma kombëtare digjitale, rrjete laboratorike, zgjidhje digjitale sistemore dhe shërbime të integruara, këto janë projektet që do ta bëjnë sistemin tonë shëndetësor më të afërt për çdo qytetar, pa marrë parasysh se ku jeton në vend”, theksoi Aliu.

