Si e kompromenton Zvërnecin emri i Jared Kushner-it, ideatorit të Gazës turistike mbi kufoma grash e fëmijësh

5 Min. Leximi

Ç’lloj debati duhet të zgjedhim për Zvërnecin? Si duhet ta shohim atë? Si e sheh qeveria dhe si opinioni? Në këto sfera është dhe beteja e vërtetë.

Investimi katër miliardësh në Zvërnec duhej të ishte thjesht çështje lapsi, pra ekonomie, nëse pas tij nuk është një emër i frikshëm: Jared Kushner. Nuk është thjesht një biznesmen, nuk është thjesht dhëndër i Trump-it; me të dyja këto bashkë është ndër të tjera dhe njeriu që gatuan fshirjen e Gazës nga popullata vendase, ajo nën gjenocid edhe nën dakortësinë e tij, jo aq të pakuptueshme për një mendje që ka aftësi të mendojë thellë, për të ndërtuar aty një qytet futuristik me profil turistik. Sigurisht, tërësisht hebre. Dhe paralel me këtë zhvillim kontravers, të frikshëm në shpirt tipik kolonial, pra kriminal, drejt Shqipërisë po dynden shtetas izraelitë, me dy fluturime ajrore në dytë. Për çfarë, për qejf? Jo, shihni fqinjin, Greqinë, aty ku po vlon ky fenomen dhe debati mbi të. Së paku ata kanë debat. Ne zgjedhim të bëjmë sehir. Pra, ky është konteksti që kompromenton rëndë investimin në Zvërnec, atë se kush janë pas tij. Siç u bë qartë nga dy intervista, nga Jared e Ivanka, janë ata e jo dy paremëdhenj katarian. Këta kanë miliardat, por jo domosdoshmërit fenë, siç Rama tentoi të bënte aversion me besimin e tyre.

Dhe kur pas një investimi janë emra të tillë, shto dhe Rotchild-ët, të cilët lëvizin fijet e aferave gjeoekonomike e gjeopolitike, ftohtësisht e pa asnjë empati ndaj fateve të popujve e vendeve të ndryshme, duke shkaktuar drama e tragjedi siç ajo që po shihet prej dekadash në tokën palestineze, me Gazën si dëshmi e qartë e një maskarallëku e diabolizimi njerëzor, është e pamundur që mos priresh të shohësh tej fasadës.

Zvërneci është një perlë natyrore, pa dyshim, por të tilla në Mesdhe ka plot, edhe në Greqinë fqinje me qindra ishuj, edhe më lart në Kroaci me fjordet e magjishme. Ndaj, pse pikërisht në Shqipëri po vjen ky investim dhe pse po ndodh nën një atmosferë të kobshme shpopullimi dhe dyndje izraelitësh, tashmë gjithnjë e më qartë në kërkim të një tjetër atdheu, pasi nuhatja po i orienton drejt asaj që gjithnjë ka ndodhur në histori me ta, gjë për të cilën ata janë koshientë dhe kësisoj përgatiten.

Ndaj, Zvërneci është kontekst dhe si i tillë duhet parë. Nuk është as çështje pelikanësh e as flamingosh; është çështje fatesh kombi.

Vëreni me kujdes moskokëçarjen e Ramës për shpopullimin, të cilin e kalon me arsyetime të varfëra, të cilat mund të vlenin për vitet ‘90 e jo sot. Pse? Sepse ka nisur ta shohë Shqipërinë si Emiratet, një vend me dhjetë përqind vendas, ku derdhet paraja e pistë e që bie era e ndyrë Izrael në çdo gjë, në çdo zhvillim. Por Shqipëria nuk duhet të jetë Emirate dhe s’mund të jetë Emirate. Nëse shkon drejt tyre, nga Shqipëria nuk do mbetet më asgjë veç ndoshta emrit, sepse nuk do mbeten me shqiptarë.

Ky është Zvërneci që duhet t’i trembemi e jo ai i vetëm pelikanëve e flamingove!

Por dhe në debatin thjesht ekonomik vjen pyetja: si është e mundur që në kohëra kaq të arta turizmi, një gjoksrrahje e fortë nga qeveria, dëshpërimi e depresioni shoqëror është kaq mbytës, reflektuar te ikjet, ikjet, ikjet, të pandalshme dot tanimë?

Dhe mos harroni frazën e hatashme të Ramës, që çuditërisht nuk u bë lajm por që meritonte të ishte, i fortë madje, pasuar dhe nga debate televizive. Janë fraza që paralajmërojnë, teestojë e diktojnë shumëçka. Si tha: “Sa më shumë izraelitë të vijnë, aq më mirë!” Tmerr!

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull