Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRr) kanë nisur një fushatë të përbashkët për rritjen e sigurisë së përdoruesve të trotinetëve elektrikë, përcjell TV21. Përmes një video spoti edukativ, institucionet informojnë qytetarët për detyrimet ligjore dhe rekomandimet për vozitje të sigurt, ndërsa prezantohen edhe dëshmi nga persona të përfshirë në aksidente si dhe vlerësime mjekësore për pasojat e lëndimeve.
“Shoferi i një trotineti elektrik mund të lëvizë vetëm në sipërfaqe trafiku ku lejohet lëvizja me mjete të tilla. Nuk guxon të lëvizë në shteg të biçikletave me shpejtësi më të madhe se 25 km/h. Shoferi i trotinetit elektrik nuk guxon të lëvizë në trotuar, shteg për këmbësorë ose sipërfaqe tjetër e destinuar për këmbësorë me një shpejtësi që tejkalon 6 km/h. Trotinet elektrik mund të përdorë personi që ka mbushur 14 vjeç. Shoferi i trotinetit elektrik nuk lejohet të transportojë persona të tjerë gjatë drejtimit të mjetit. Shoferi i trotinetit elektrik nga muzgu deri në agim, si dhe në kushte të dukshmërisë së reduktuar, është i detyruar të mbajë veshje reflektuese (fluoreshente) gjatë drejtimit të mjetit”, thonë nga MPB.
Policia publikon rregullat për vozitje të sigurt me trotinetë elektronik

Ndani këtë artikull
