Në vitin 2025, koha reale e punës për punonjësit me orar të plotë dhe të pjesshëm në BE, të moshës 20 deri në 64 vjeç, ka qenë mesatarisht 35,9 orë në javë, që paraqet një ulje prej një ore krahasuar me vitin 2015, njoftoi Eurostat. Në Maqedoni, ndërkohë, koha reale javore e punës ka qenë 39,5 orë.
Sipas profesioneve, javët më të gjata të punës në BE janë regjistruar te punonjësit e kualifikuar në bujqësi, pylltari dhe peshkim (42,0 orë pune), menaxherët (40,6) dhe profesionet në forcat e armatosura (39,4). Në të kundërt, javët më të shkurtra janë vërejtur te profesionet elementare (31,8), punëtorët ndihmës (34,0) dhe punonjësit në shërbime dhe shitje (34,5).


