Më shumë të vdekur sesa të lindur dhe më pak martesa, gjatë 3 muajve të fillimvitit

1 Min. Leximi

Në aspektin demografik Maqedonia e Veriut gjithnjë e më tepër po tkurret, tregojnë statistikat e institucioneve kompetente.
Gjatë tremuajve të parë të këtij viti, kanë lindur 3.380 fëmijë, gjë që paraqet ulje të lindjeve (natalitetit) për 4.1%, në krahasim me periudhën e vitit të kaluar.
Gjatë të njëjtës periudhë kohore, numri i personave të vdekur arrinë në 5.342.
Numri i banorëve është zvogëluar për rreth 14.500 më periudhuën kohore prej 3 vitesh. Këto të dhëna i ka bërë publike Enti Shtetëror i Statistikave.
Të dhënat e këtilla tregojnë se Maqedonia e Veriut ka hyrë në mesin e shteteve me numër të madh të pensionistëve dhe gjithnjë e më pak të lindurish, gjë që në mënyrë plotësuese e thellon rrezikun demografik në shtet.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull