Policia me aksione të përforcuara ndaj motoçiklistëve, për tetë orë gjobiten 116 drejtues

1 Min. Leximi

MPB Maqedoni njofton se dje (25.05.2026), në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 18:00, nga ana e nëpunësve policorë të SPB Shkup ishte realizuar aksion i përforcuar kontrollues në territorin e Shkupit për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar 116 drejtues, prej të cilëve 64 për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, 13 për drejtim motoçiklete pa e dhënë provimin për patentë shoferi, tre motoçikleta të paregjistruara, si dhe shkelje të tjera.
“Janë konfiskuar tre motoçikleta për shkak të kryerjes së veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”. Kontrollet rrugore do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, veçanërisht motoçiklistëve, që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt”, thonë nga MPB.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull