Nesër hapet pishina e parë në Fushë Topanë, merr pjesë edhe kreu i Çairit Izet Mexhiti
Komunës së Çairit nesër do t’i shtohet një tjetër hapësirë sportive, me hapjen solemne të pishinës së parë afër SHFK “Ismail Qemali” në Fushë Topanë.
Në ceremoninë e inaugurimit pritet të marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili do të bëjë hapjen zyrtare të kësaj hapësire të re rekreative dhe sportive për qytetarët.
Nga Komuna e Çairit bëjnë të ditur se ky projekt synon të krijojë më shumë mundësi për sport, rekreacion dhe aktivitete për të rinjtë dhe banorët e zonës.
Hapja solemne do të mbahet nesër pranë objektit të pishinës në afërsi të SHFK “Ismail Qemali” në Fushë Topanë.

