Është ndarë nga jeta humoristi i njohur nga Kosova, Fadil Gashi, i emisioneve humoristike “Ue ue show”.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, raporton IndeksOnline.
Nga familja Gashi pohojnë se për varrimin e Fadilit, të gjithë do të njoftohen me kohë.
“Të Allahut jemi dhe vetëm tek AI është rikthimi!
Të dashur miq, sot na la vëllau ynë Fadil Gashi. Për detajet e varrimit ju njoftojmë me kohë” deklaron familja.

