Rijad Kerimi takohet me Visar Ademi, fokus te fuqizimi i rinisë

1 Min. Leximi

Takim mes kryetarit të OJQ-së “Gjenerata e Re”, Rijad Kerimit, dhe intelektualit të njohur Visar Ademi, me bisedë të frytshme për rininë.

Sot kryetari i OJQ-së “Gjenerata e Re”, Rijad Kerimi, zhvilloi një takim me doktorin e shkencave ekonomike Visar Ademi, një intelektual i njohur me përvojë të gjerë akademike dhe profesionale ndërkombëtare.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e zhvillimit të të rinjve, avancimin e arsimit dhe krijimin e më shumë mundësive për gjeneratat e reja. Biseda u fokusua në ide dhe qasje që mund të kontribuojnë në fuqizimin e rinisë dhe përfshirjen e tyre më aktive në shoqëri.

Ky takim u vlerësua si i frytshëm dhe motivues, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm për mbështetjen dhe zhvillimin e të rinjve në komunitet.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull