Ibrahimi: Jo Ali, nuk ke të ardhme

3 Min. Leximi

Shkruan: Orhan Ibrahimi

George Orwell:
“Në analizat mbi propagandën dhe pushtetin, shpesh nënkuptohet se gjysëm të vërtetat përdoren për kontroll publik.”
Nuk mund të hasësh citat më kuptimplotë për gjysëm të vërtetat, gjysëm të vërtetat mbajnë peng ndërgjegjen dhe ushqejnë iluzionin, janë arma më e sofistikuar e gënjeshtrave dhe manipulimit.
Bashkimi Demokratik për Integrim po tenton protestat t”i shndërrojë në skenë për riciklim politik, duke u mbështjellë me petkun e nacionalizmit.

Nuk mund të flasësh për kauzë kombëtare me të njëjtët njerëz që për vite e kthyen pushtetin në privilegj familjar, zotimet për liri, barazi e drejtësi i përbaltën, prodhuan korrupsion, klientelizëm dhe zhgënjim te shqiptarët.

Një parti që nuk ka guxim të pastrojë vetveten, nuk mund të pretendojë se do ta reformojë shoqërinë.

Reforma fillon me përgjegjësi politike. Dhe përgjegjësia politike në Bashkimi Demokratik për Integrim nis me largimin e Ali Ahmeti nga skena politike, me autokritikë të sinqertë, duke rishikuar dhe rishkruar të kaluarën 24 vjeçare. Si dhe me një platformë krejtësisht të re politike që do të përballej hapur me gabimet, abuzimet dhe deformimet e krijuara gjatë këtyre viteve.
Këto gjysëm të vërteta pa ndërprerë i kultivojnë, i ushqejnë, i mbështesin indirekt dhe drejtëpërdrejtë këta që thirren në rrugën e

Arbën Xhaferit e cila rrugë “rastësishtë kalon kah Reçica e Vogël”.
Jo Ali, nuk të shpëton as kjo protestë, nuk ke të ardhme!
Opozitë do të thotë të pasqirosh të vërtetat që për vite i janë fshehur kombit tënd.
Do të thotë ta ngresh zërin aty ku heshtin të tjerët, ta mbrosh dinjitetin aty ku shkelet dhe ta kërkosh barazinë aty ku mohohet.
Opozitë është kur lirinë, drejtësinë dhe barazinë nuk i përdor si slogane dhe si falco-propagandë, por i shndërron në program politik dhe në betim kombëtar.
Sepse shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ende i mungon liria, barazi dhe drejtësia, shqiptarët përballen me padrejtësi kushtetuese, me mohim të plotë të realitetit të tyre shtetformues.
Prandaj, opozitë do të thotë ndërgjegje kombëtare.
Do të thotë të mos pajtohesh me nënshtrimin, të mos heshtësh para padrejtësisë dhe të mos e tradhtosh të vërtetën për interesa pushteti.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull