Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka vazhduar me aksione kundër ish-opozitës.
Të mërkurën radha ishte për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Teksa i hiqte fytyrat e kryetarit Bedri Hamza, nënkryetares Vlora Çitaku e ish-kryetarit Memli Krasniqi, Molliqaj u ndal te fytyra e Uran Ismailit, duke thënë se partinë e udhëheqë ai me klikën e vet.
“Bedri Hamza është vetëm kryetar kukull”, ka shtuar ai.
PSD-ja gjatë ditës së djeshme mbajti aksion kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke e cilësuar Vjosa Osmanin si “kalin e trojës”.
Në zgjedhjet e 7 qershorit, PSD-ja do të ketë gjashtë kandidatë, teksa synimi është ta zëvendësojnë opozitën aktuale.

