Ahmeti pret Pirro Vengun, në fokus sfidat e shqiptarëve dhe bashkëpunimi mbarëkombëtar

1 Min. Leximi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka njoftuar për një takim të veçantë me Pirro Vengu, ish-Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas Ahmetit, gjatë takimit është zhvilluar një bisedë e thellë mbi sfidat me të cilat përballen shqiptarët, zhvillimet në rajon dhe rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mbarëkombëtar si faktor kyç për stabilitetin, integrimin evropian dhe fuqizimin e zërit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

“Takime të tilla nuk janë thjesht shkëmbime mendimesh, ato janë dëshmi e gjallë e unitetit, e lidhjeve të forta dhe e përkushtimit të përbashkët për një të ardhme më të drejtë, më të sigurt dhe më dinjitoze për kombin shqiptar”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit ka pranuar si dhuratë librin “Princa të Lilit, bij të Arbërit, familjarë të Sulltanit” të autorit Thomas Frashëri, të cilin e ka cilësuar si një vepër me peshë historike dhe shpirt kombëtar.

Sipas Ahmetit, libri ndriçon rrënjët dhe rrugëtimin historik të shqipt

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull