Mickoski: Supozoj që në fund të këtij mandati tim, do të rikthehem në mesin e studentëve në fakultet

1 Min. Leximi

Duke folur për iniciativë rajonale për energji elektrike, kryeministri Hristijan Mickoski në “Samitin e Maqedonisë”, tha se pas përfundimit të mandatit të tij si kryeministër, planifikon të rikthehet në ushtrimin e detyrës së profesorit universitar, përcjell TV21. Në lidhje me idenë për nismën rajonale për energjetikë, Mickoski tha se në këtë mënyrë , të gjitha 6 shtete e Ballkanit Perëndimor, do të futeshin në llupën e investitorëve të mëdhenj.

“Unë nuk jam politikan profesionist, siç thatë ju. Unë jam inxhinier, supozoj që në fund të këtij mandati, do të rikthehem në mesin e studentëve në fakultet, për dallim të një numri të madh të kolegëve të mi, liderë të shteteve dhe kryeministra në rajon. Dhe vlerësoj se diçka duhet të lëmë në rajon, që do të jetë iniciativë rajonale”, tha mes tjerash Mickoski.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull