Gashi nga Kopenhaga: Zgjerimi i BE-së është investim në paqe dhe stabilitet

1 Min. Leximi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se në Kopenhagë është aderuar në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të BE-së dhe vendeve kandidate lidhur me temën e zgjerimit të BE-së dhe bashkëpunimit parlamentar.
Në Kopenhagë, pata nderin të adresohem në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të BE-së dhe vendeve kandidate për, një temë thelbësore për të ardhmen tonë: zgjerimin e BE-së dhe bashkëpunimin parlamentar.
Shpreha përkushtimin e palëkundur ndaj rrugës europiane, ndërsa rikonfirmova se zgjerimi është investim në paqe, stabilitet dhe prosperitet për ne, por edhe për të gjithë kontinentin.
Nënvizova nevojën për një proces të drejtë, të parashikueshëm dhe të bazuar në merita, si dhe reformat e domosdoshme për të cilat vendi ynë do vazhdojë të punojë.
Theksova se bashkëpunimi parlamentar dhe mbështetja e ndërsjellë, është parakusht esencial që do ta bëjë realitet aspiratën tonë europiane.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull