Sot, Kuvendi Qendror i PDSH-së vendosi që Kongresi i IX i Partisë Demokratike Shqiptare të mbahet më 24 maj, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.
Po ashtu njëzëri u miratua Këshilli për Organizimin e Kongresit, i udhëhequr nga sekretari i partisë z.Sali Ajdini, me ketë përbërje: sekretari organizativ, kryetarët e degëve dhe kryesia e ngushtë e Degës së Tetovës.

