Nga e mërkura nuk ka më aplikim për dokumente personale në stacionin policor “Prolet” pa caktuar më parë një termin. Ndërkohë një ditë përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, radhë të gjatë të qytetarëve të cilët kishin shkuar për të pritur radhën që nga ora 2 e 30 pas mesnate.
“Tani është ora 11:00 ndërsa qytetaret që janë në prapavijë kanë ardhur që nga ora 2:30 minuta të mëngjesit për të pritur radhë që të ndryshojnë dokumentet personale, rrëmuja e ndryshimit të dokumenteve personale vazhdon edhe gjatë ditës së sotme ndërsa përveç këtyre qytetareve të cilët presin në “Prolet” ka edhe neper tjera stacione të cilët presin të ndryshojnë dokumentet personale. Afati i fundit për ndryshimin e dokumenteve personale mbetet ai i njëjti deri më 12 shkurt ndërsa kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ditë për ndryshimin e dokumenteve”, raporton Avni Tahiri, gazetar.
Qytetarët ankohen për mungesë organizimi.
“Këtu jemi gati 6 orë, çfarë të bëjmë, na duhet për jashtë shtetit e jo për këtu. Zgjidhja ideale do të ishte që në çdo komunë të ketë sportele dhe të punojnë sa më shumë dhe të rregullohet pakës”, tha një qytetar.
“Pres për letërnjoftim, edhe sa duhet të pritni sipas kësaj radhe? Nuk e di nuk, sigurisht që nuk do të vijmë në radhë sigurt, ja një orë që pres”, tha një tjetër qytetar.
“Sa kohë që pret? Jam që nga ora 7:00 këtu, dhe duhet të pres edhe një orë e gjysmë sigurisht. Si e komenton pritjet? Katastrofë, ka edhe nga ora 2 e gjysmë që janë këtu”, u shpreh një qytetar.
“Si e komentoni rrëmujën?
“Është e pa organizuar, u deshtë që në kohë të bëhej diçka dhe nuk dihet as pasaportën kur do ta marrim, thuan që deri në qershore ndërsa mua më duhet për në mars. Njerëzit që nga ora 2:30 minuta presin që të jenë ndër të paret, unë erdha në ora 6:00”, kështu u përgjigj një qytetar.
Nga dita e nesërme në Stacionin Policor “Prolet” qytetarët do të duhet të caktojnë termin paraprak për të marrë dokumentet me emrin e ri të shtetit. Sipas MPB-së nga e mërkura, në pikën “Prolet” do të funksionojnë edhe 14 stacione bazë ku qytetarët do të mund të fotografohen për dokumente personale. Ndërsa nga 12 shkurti do të vendoset edhe turni i dytë për fotografim. Pas kësaj date letërnjoftimet me emrin e vjetër të shtetit do të jenë të vlefshëm vetëm për përdorim të brendshëm por me to nuk do të mund të udhëtohet jashtë shtetit