Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar dënim maksimal me burgim të përjetshëm për të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Kërkesa është bërë në kuadër të procesit gjyqësor për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj-Murselit, një nga ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit në vend.
Vendimi përfundimtar tashmë mbetet në duart e trupit gjykues, ndërsa rasti po përcillet me interes të jashtëzakonshëm nga qytetarët./IndeksOnline/

