Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të martën se Serbia dhe Izraeli do të prodhojnë së bashku dronë ushtarakë, duke pretenduar se partneriteti do të rezultojë në “dronët më të mirë në këtë pjesë të botës”.
Duke folur në një aktivitet që shënonte Ditën e Njësisë Speciale të Policisë Ushtarake “Kobrat”, Vuçiç tha se bashkëpunimi do të bazohej në një partneritet 50-50, shkruan Anadollu.
«Do ta bëjmë këtë së bashku, gjysmë për gjysmë. Kjo tregon se do të kemi dronët më të mirë në këtë pjesë të botës», tha ai, duke lavdëruar ekspertizën teknologjike të Izraelit.
Ai hodhi poshtë raportet e medias që vinin në pikëpyetje dërgesat e armëve, duke sugjeruar se rritja e eksporteve të mbrojtjes pasqyron përpjekjet e Serbisë për të forcuar sistemin e saj të sigurisë.
Vuçiç përsëriti se Serbia do të vazhdojë të investojë në aftësitë e saj mbrojtëse, përfshirë prodhimin e dronëve, si pjesë e një strategjie më të gjerë për modernizimin e ushtrisë.
Ai më parë kishte njoftuar planet për të hapur një fabrikë për prodhimin e dronëve të përparuar në Serbi në bashkëpunim me një partner të huaj, duke shtuar se përpjekjet vendase për të montuar dronë më të vegjël tashmë kanë filluar.

