Bostoni vazhdon kryesimin në Lindje, zhgënjen Milluoki

1 Min. Leximi

Boston vijon të dominojë në Konferencën e Lindjes, duke fituar 131-91 ndaj Memfsit. Ndeshje e dominuar nga skuadra e Seltiks, ku dyshja Tatum-Porzingis realizoi 60 pikë. Zhgënjen ekipi i Milluoki, që u mund 123-108 nga Juta Xhazz, duke humbur kontaktin nga Boston. Antetokounmpo realizoi 33 pikë e 13 asist, por që s’mjaftuan për Baks, ndërsa për Xhazin ishin 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë.

Kampionët e Denverit fituan 112-103 ndaj Portland, ndeshje ku u dallua Nikola Jokiç, autor i 29 pikëve. Jashtë fushe fitojnë Los Anxhelos Klipers, që falë 25 pikëve e 11 kërcimeve të Leonard, mundën 103-95 Majamin.

- Advertisement -

Në krye të renditjes në Perëndim është dyshja Oklahoma-Minesota, të dyja fituese në sfidat e fundit. Oklahoma mundi 135-127 Toronto-n pas dy kohëve shtesë, ndërsa Minesota fitoi 111-90 ndaj Hjustoni,

NBA-REZULTATET

Detroiti – Orlando, 99-111

Uashingtoni – Feniksi, 112-140

- Advertisement -

Bostoni – Memfisi, 131-91

Sharlot – Indiana, 99-115

Majami – L.A. Klippers, 95-103

Minesota – Hjuston, 111-90

Oklahoma – Toronto, 135-127

Juta Xhazz – Millouki, 123-108

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull