Nafta bie me mbi 14% pas armëpushimit, por tregjet mbeten të kujdesshme
Nafta bruto e tipit Brent crude ra me më shumë se 13.5%, duke zbritur në rreth 94 dollarë për fuçi, në një reagim të menjëhershëm të tregjeve ndaj mundësisë për stabilizim të furnizimit global.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se nuk ka ende vend për optimizëm të tepruar. Prodhimi i naftës në disa nga vendet kryesore të Lindjes së Mesme është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të tensioneve të fundit dhe rikthimi në nivelet normale nuk pritet të ndodhë menjëherë.
Pavarësisht rënies, çmimet mbeten dukshëm më të larta krahasuar me periudhën para përshkallëzimit të konfliktit, kur nafta tregtohej rreth 72 dollarë për fuçi, ndërsa mesatarja e vitit të kaluar ishte 69 dollarë.
Nga ana tjetër, tregjet financiare në Azi kanë reaguar pozitivisht. Indekset kryesore kanë shënuar rritje të forta, me indeksin KOSPI në Koreja e Jugut që u rrit me rreth 7%, ndërsa Nikkei 225 në Japoni shënoi një rritje prej 5%.

