Saranda Imeri Stafai: Pse “djali i Talat Xhaferi” e dha provimin e jurisprudencës në maqedonisht?

1 Min. Leximi

Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar përmes një statusi publik lidhur me protestat e fundit të studentëve, duke vlerësuar se ato janë politizuar.

Sipas saj, protesta që paraqitet si kërkesë për të drejtën e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, është shfrytëzuar për qëllime politike. Ajo thekson se në mesin e pjesëmarrësve ka pasur edhe fëmijë të funksionarëve të Bashkimi Demokratik për Integrim, parti që për më shumë se dy dekada ka qenë pjesë e pushtetit.

Në reagimin e saj, deputetja ka publikuar këtë status:

Pyetje publike:

Përse e ka dhënë provimin e jurisprudencës në maqedonisht djali Barlet Xhaferi, në kohën kur baba Talat Xhaferi ishte Kryetar i Parlamentit?!
Baba Talat, djali Barlet, baba funksionar, djali kandidat, e provimi ne maqedonisht- i jurisprudences, special per kandidate te padiplonuar ne fakultet.”

Ndryshe, në këtë status deputetja përdor një shembull ironik për të ngritur dilema mbi standardet në trajtimin e kësaj çështjeje, duke kërkuar sqarime publike.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull