Alarm në Greqi/ Shpërthen bomba në qendër të Athinës, objektiv ishte Ministria e Punës

1 Min. Leximi

Autoritetet në Greqi janë vënë në alarm pas shpërthimit të një bombe në qendër të Athinës, e cila dyshohet se kishte objektiv Ministrinë e Punës.

Shërbimi antiterror kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa ekziston frikë për një goditje të dytë.

- Advertisement -

Sipas mediave greke kamerat kanë arritur të filmojë autorët.

Vlen të theksohet se autorët edhe pse ishin në dijeni të kamerave kanë qenë të vendosur për arritjen e qëllimit të tyre, raporton Protothema.

Zëvendësministri i Punës në Greqi, Vasilis Spanakis, pas shpërthimit të bombës theksoi se Ministria vijon punën normalisht dhe se punonjësit janë të sigurt.

“Dëmi material ishte i shumtë, por punonjësit janë të sigurt”, tha ai.

- Advertisement -

Ndërkohë vijojnë hetimet e autoriteteve për identifikimin e autorëve që vendosën lëndën shpërthyese në qendër të Athinës, shkruajnë mediat greke.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull