Aksident në rrugën Shkup-Kumanovë, lëndohen dy persona nga Likova

1 Min. Leximi
Screenshot

Dy persona nga fshati Vishticë i Likovës, sot kanë pësuar lëndime në aksidentin që ka ndodhur në rrugën Shkup-Kumanovë, në hyrje të Shkupit.

Fatmirësisht ata kanë përfunduar vetëm me lëndime të vogla dhe janë transferuar në spital, shkruan Lideri.mk.

“Sot në mëngjes pësuam në një aksident trafiku në rrugën Kumanovë – Shkup , në hyrje të Shkupit bashkë me vëllaun tim. Për momentin jemi ende në urgjencë të dy dhe falë All-llahut Fuqiplotë jemi me lëndime të vogla.
Faleminderit që thirrni në tel mirepo nuk mund tua hap shkaku gjendjes.
Zoti ju rujt dhe ju dhëntë shëndet!”, ka shkruar Ismail Rushiti, i përfshirë në aksident.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull