Të dyshuarit për vrasjen në Gjakovë i caktohet një muaj paraburgim, Gjykata jep detaje se si ndodhi rasti

2 Min. Leximi

Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e së hënës në një lokal në Gjakovë.

Ai dyshohet për vrasje të rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, viktima kishte shkaur në lokalin në fjalë dhe pas një mosmarrëveshje, i pandehuri me armën e tij pistoletë e llojit TT, ka shtënë disa herë në drejtim tani të ndjerit R. B., e që si pasojë e të shtënave në pjesë të ndryshme të trupit të tij, i njëjti ka vdekur në afërsi të vendit të ngjarjes.

Aty thuhet se ngjarja ka ndodhur në orën 05:20, në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, saktësisht në lokalin “M. P.” dhe se pandehuri me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin R. B., duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit E. M., dhe personave të tjerë që kanë qenë prezent në vendin e ngjarjes,

“Gjithashtu si pasojë e të shtënave me armë i pandehuri rrezikon jetën e personave të tjerë, ku I dëmtuari E. M., pëson lëndime trupore dhe dërgohet në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë për trajtim mjekësor, ndërsa i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Samedin Cena, mbrëmë, pas mbajtjes së seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Me këtë vendim, i pandehurit N. Z., do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me 16 mars 2026 deri më 16 prill 2026.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull