Kimete Berisha
I vetëm kundër të gjjthëve!
– Qe dy herë e kam identifikuar prirjen e ambasadorit amerikan për art dramatik. Herën e parë kur shkoi para kryeministrisë për ta lexuar në letër frikën e Amerikës nga Albin Kurti!
– Hovenier ka pritur mbrëmë pak para mesnatës për të reaguar ‘urgjent’ kundër qeverisë që i mbylli strukturat paralele serbe dhe e ndaloi dinarin serb!
Se nëse do të reagonte ditën, nuk do të ishte dukur situata kaq e rrezikshme.
– Për ta bërë dramën edhe më rrënqethëse, herën tjetër do t’i kujtohet ta zgjedh për t’u frikësuar orën 3 të natës, atë çastin më të frikshëm, kur ndahet nata me ditën.
– Si ‘zog’ i Hiçkokut, ambasadori po mundohet shumë, respekt, por pa sukses, se sa më dramatik që po bëhet, aq më pak po e merr seriozisht kryeministri Kurti!
(Si në dashuri, sa më shumë që të do dikush – ti më pak e do!
Kur të do dikush (shumë) të duket që po të ‘ha’…Se dashuria ta humb identitetin…!)
– Frikës dhe panikut të ambasadorit amerikan iu bashkëngjit edhe ambasadori gjerman, Rohde, i cili tha se Albin Kurti po i hedh benzinë zjarrit.
– Ambasadori gjerman nuk është gjë më i mirë, se nuk po hedh ujë në zjarr, por po kërkon ta lëmë ‘zjarrin ilegal’ të jetë zjarr.
Zjarri për të cilin e ka fjalën ambasadori gjerman ende nuk është ndezur, nuk shihet, nejse e shohin veç disa persona të zgjedhur…
– Është abnormale, jodiplomatike dhe qesharake të thuash se je kundër shuarjes së ‘strukturave ilegale’!
Por është simpatike të thuash se je kundër mbylljes së ‘strukturave ilegale serbe’, pasi që ato të mbyllen.
– Se, merre me mend ti tash që ambasadori gjerman të kërkojë ‘rihapjen e strukturave ilegale’ , se si do të dukej: komplet i çmendur!
– Pra, të gjithë janë kundër ndalimit të dinarit – pasi që u ndalua dinari, dhe të gjithë janë kundër mbylljes së ‘strukturave ilegale’ pasi që u mbyllën ato!
– E, çfarë po ndodh pra?
Për herë të parë po ndodh që Kosova të ‘faktorizohet’, falls, kuptohet…
Tash po dihet botërisht se kur ngul shqiptari, bëhet i pabindur, dhe s’ka më Zot që e bind …
…ama kryesore të dukesh ‘faktor’, sidomos kur nuk je.
– Pra:
Askush në botë, as Amerika, as Gjermania nuk po mund ta bindin Albin Kurtin që ta shkel Kushtetutën e Kosovës….
– Nuk mund të bëhesh faktor ‘veç hajt’, pa leje!
Përveç Edi Ramës, perëndimi e ka faktorizuar edhe Albin Kurtin.
Edhe pse janë inferiore, Shqipëria dhe Kosova nuk duken më inferiore.
– Pra, s’është me rëndësi kush je, por si dukesh!
– Dje, komandanti i KFOR-i i raportoi Albin Kurtit për situatën në terren, si të ishte Albin Kurti shef i NATO-s.
E siguroi se ushtarët e KFOR-it janë në vijën e parë…
– Pse nuk e kemi ditur ne që në Istog për shembull ka struktura paralele ilegale serbe!
Në Pejë?
Ne kemi kujtuar që struktura paralele serbe ka veç në Veri!
– Lëre që Ramushi, Avdullah Hoti e të tjerët nuk na kanë treguar, por ato struktura ilegale më fshehtë i kanë mbajtur nga shqiptarët kryeministrat shqiptarë të Kosovës, se sa Serbia!
– Bën si ‘i vetëm kundër të gjithëve’, jo që është trim, por sepse Albin Kurti e di se përsëri dhe përsëri i fiton zgjedhjet!
P.S.
– Të dua, Kim!
– T’kalon!