Nga Firence në Bern, Adnan Azizi: Diaspora mban gjallë frymën atdhetare

1 Min. Leximi

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka njoftuar rreth aktiviteteve përkujtimore për Epopen e Jasharajve në Itali dhe Zivcër, transmeton Zyrtare.

Sipas tij, aktiviteti në këto dy shtete me mërgimtarë shqiprar u zhvillua me praninë e Lulzim Jashari, djalit të komandantit legjendar Adem Jashari.

Azizi theksoi se ishte kënaqësi të takonte një numër të madh mërgimtarësh që, siç u shpreh ai, vazhdojnë të mbajnë gjallë frymën atdhetare edhe jashtë vendit, duke edukuar brezat e rinj me kujtimin për familjen Jashari dhe sakrificën e tyre.

Ai bëri të ditur gjithashtu se gjatë këtyre aktiviteteve ka zhvilluar takime edhe me ministra dhe deputet nga Kosova lidhur ne situatën aktuale politike në rajon.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull