Katër nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën në rrëzimin e një avioni cisternë amerikan KC-135 në Irak, njofton Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara.
Avioni ishte pjesë e operacioneve ushtarake në rajon dhe rrëzimi ndodhi në pjesën perëndimore të Irakut, një zonë kryesisht shkretinore dhe të izoluara. Operacionet e shpëtimit janë ende në zhvillim për të gjetur ekuipazhin.
Autoritetet theksuan se rrëzimi i avionit “nuk u shkaktua nga armiku”, ndërsa hetimet për rrethanat e rrëzimit janë ende në zhvillim.

