BDI: Qeveria të veprojë, nga e hëna rritje e re e çmimeve të naftës

1 Min. Leximi

Qeveria vazhdon të jetë e shurdhër ndaj paralajmërimeve dhe të injorojë rreziqet që kërcënojnë standardin jetësor të qytetarëve, duke mos ndërmarrë masa për t’i mbrojtur ata nga goditjet e reja të çmimeve, theksohet në kumtesën e BDI-së.

Të gjitha parashikimet profesionale dhe lëvizjet në bursat ndërkombëtare të energjisë tregojnë se nga e hëna e ardhshme pritet një rritje e re dhe e ndjeshme e çmimeve të derivateve të naftës. Kjo rritje rrezikon të shkaktojë një valë të re të shtrenjtimit të produkteve dhe shërbimeve, duke rënduar edhe më tej barrën mbi familjet dhe bizneset.

Bashkimi Demokratik për Integrim edhe një herë u bën thirrje institucioneve kompetente që të marrin në konsideratë propozimet tona të paraqitura ditë më parë, me qëllim që t’u dilet në ndihmë qytetarëve dhe kompanive dhe të parandalohet një goditje e re e çmimeve që në fund do ta paguajnë të gjithë qytetarët.

Nëse për zbatimin e këtyre masave nevojiten vendime përmes Kuvendit, BDI edhe një herë shpreh gatishmërinë për mbështetje të plotë, në mënyrë që kjo krizë të mos bjerë mbi barrën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull