Reali i jep leksion Cityt dhe “fluturon” me Valverden, PSG fiton ndaj Chelseat, Bodo/Glimt e ka seriozisht në Champions

1 Min. Leximi

Champions League solli rezultate interesante në sfidat e kësaj të mërkure. Reali kthehet të bëjë Realin në Champions, duke mundur 3-0 Manchester Cityn.

Në Madrid, vendasit mbyllën llogaritë që në pjesën e parë me një super Valverde, i realizoi 3 gola. Ekipi i Arbeloas shkon me epërsinë e 3 golave në ndeshjen e kthimit, por mund të thellonte shifrat edhe më shumë, nëse Vinicius do tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

PSG fitoi 5-2 ndaj Chelseat, në një takim shumë të bukur për t’u parë nga tifozët.

Bodo/Glimt, pasi eleminoi Interin, tani është shumë pranë kualifikimit në fazën tjetër të Champions, pasi mposhti 3-0 portugezët e Sporting.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull