Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, të cilat mesatarisht do të rriten për 14,27 për qind krahasuar me vendimin e 2 marsit 2026.
Nga 10 marsi 2026, në orën 00:01, do të hyjnë në fuqi çmimet e reja maksimale të karburanteve.
Sipas vendimit, EUROSUPER BS-95 do të shitet me çmim prej 79,50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 81,50 denarë për litër.
Rritjen më të madhe e ka shënuar nafta. EURODIZEL BS do të shitet me çmim prej 85,50 denarë për litër, që paraqet rritje prej 14,50 denarësh.
Ndërkohë, vaji ekstra i lehtë për amvisëri EL-1 do të kushtojë 82,50 denarë për litër, ose 12,50 denarë më shumë.
Çmimi i mazutit M-1 NS rritet për 7,044 denarë dhe do të arrijë në 42,586 denarë për kilogram.

