Kampusi i ri i Universitetit “Nënë Tereza” po bëhet realitet. Me vendosjen e themeleve dhe përmbylljen e procedurave për lejen e ndërtimit, Shkupi po hap një faqe të re për arsimin shqip dhe për të ardhmen e rinisë sonë.
Për koalicionin VLEN, ky projekt ka peshë të veçantë. Është besim te rinia jonë dhe te potenciali i saj. Është vendim që Shkupi të forcohet si qendër universitare dhe akademike për shqiptarët, ku dija, mendimi kritik dhe profesionalizmi marrin hapësirën që meritojnë.
Kjo vjen si një hap i natyrshëm pas punëve që janë bërë me universitetet. Me Universitetin “Nënë Tereza” dhe Universitetin e Tetovës u mbyllën edhe marrëveshjet kolektive, e tani po ecim përpara me kampusin.
Ky është VLEN-i, punë konkrete, vendime që hapin mundësi reale dhe investime që mbeten. Ne do të vazhdojmë të jemi krah i këtij procesi deri në realizimin e plotë, nga themelet te kampusi, nga kampusi te një gjeneratë që i shërben vendit me dije.
Arsimi shqip po forcohet. Dhe ky është vetëm fillimi.

