Garda Revolucionare e Iranit thotë se sulmet e tyre të fundit me raketa kanë synuar zyrën e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe selinë e komandantit të forcave ajrore izraelite.
“Zyra e kryeministrit kriminel të regjimit sionist dhe selia e komandantit të forcave ajrore të regjimit u shënjestruan”, thuhet në një deklaratë të Gardës, të transmetuar nga agjencia e lajmeve Fars.
Thuhet se në sulm u përdorën raketa Kheibar.
Izraeli thotë se nuk ka pasur të lënduar në sulmet ajrore, raporton The Times of Israel.

