Begaj sot viziton Komunën e Çairit dhe Çarshinë e Vjetër

1 Min. Leximi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Komuna e Çairit njoftoi se kryetari Mexhiti, në frymën e promovimit të bashkëpunimit institucional dhe konsolidimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, sot do të presë Presidentin shqiptar Begaj, i cili do të jetë në një vizitë zyrtare në vendin tonë, me një pritje ceremoniale në Komunë.

Pas takimit, së bashku me delegacionin shoqërues, ata do të drejtohen për në Xhaminë Mustafa Pashë dhe do të vizitojnë Çarshinë e Vjetër, ku do të vendosin lule në monumentin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeu, pasuar nga interpretimi i himnit kombëtar dhe një program kulturor dhe artistik nga Ansambli Shtetëror.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull