Izraeli përgjegjës për dy të tretat e vrasjeve rekord të gazetarëve në vitin 2025

2 Min. Leximi

Një numër rekord prej 129 gazetarësh dhe punonjësish të medias u vranë në mbarë botën vitin e kaluar, ndërsa Izraeli është përgjegjës për dy të tretat e totalit global, tha sot Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (KMG).

Komiteti me seli në Nju Jork tha se viti 2025 ishte viti më vdekjeprurës për mediat, me shumicën e të vrarëve që ishin gazetarë dhe punonjës të mediave palestineze të vrarë nga Izraeli në Rripin e Gazës.

“Gazetarët janë vrarë në numër rekord në një kohë kur qasja në informacion është më e rëndësishme se kurrë”, tha në një deklaratë drejtoresha ekzekutive e KMG-së, Jodie Ginsberg.

“Sulmet ndaj mediave janë tregues kryesor i sulmeve ndaj lirive të tjera. Duhet bërë shumë më tepër për të parandaluar këto vrasje dhe për të ndëshkuar autorët. Ne të gjithë jemi në rrezik kur gazetarët vriten për raportimin e lajmeve”, theksoi ajo.

KMG-ja vuri në dukje se më shumë se tre të katërtat e vdekjeve të gazetarëve në vitin 2025 kanë ndodhur në zonat e konfliktit. Komiteti vuri në dukje një rritje në përdorimin e dronëve për të vrarë gazetarë vitin e kaluar, me 39 gazetarë të vrarë nga dronët, përfshirë 28 gazetarë në Gaza nga ushtria izraelite.

KMG-ja tha se vitin e kaluar nëntë gazetarë u vranë në Sudan dhe katër në Ukrainë. “Shifrat janë ende shumë të ulëta krahasuar me Izraelin, i cili mbetet një përjashtim i rëndësishëm”, thuhet më tej.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull