Propozim-ligji për ndryshimet e Ligjit për rrogën minimale në Komisionin amë

1 Min. Leximi

Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për rrogën minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut në lexim të parë sot është në rend dite të mbledhjes së Komisionit kuvendor për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike.

Propozues i autorizuar është kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ndërsa propozues të tjerë janë deputetët Bisera Kostadinovska Stojçevska, Bllagoj Boçvarski, Borçe Cvetkov, Venko Filipçe, Goran Misovski, Daniella Nikollova, Dimitar Kovaçevski, Jovan Mitreski, Jovanka Trençevsska, Ljupço Nikollovski, Mile Talevski, Mitko Trajçuleski, Monika Zajkova, Oliver Spasovski, Sanja Llukarevska, Sllavjanka Petrovska, Sonja Mirakovska, Fatmir Bytyqi.
Me propozim-ligjin propozohet rroga minimale në shtet të jetë 600 euro.

I njëjti propozim-ligj më pas është vendosur edhe në rend dite të Komisionit ligjvënës-juridik.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull