Mexhiti: Çështja e juristëve shqiptarë do të zgjidhet, Bujar Osmani ta merr veten pas disfatës

1 Min. Leximi

Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti në emisionin “DIALOG TE LAJMI” foli edhe rreth kërkesës së studentëve shqiptarë që provimit i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe.

Mexhiti tha se janë këtu për të gjetur zgjidhje.

“Jemi për të krijuar zgjidhje në kuadër të ligjeve aktuale, apo me ndryshim të ligjit do të zgjidhet edhe kjo çështje. Ka frymë, ka energji dhe kapacitet brenda qeverisë për ta absolvuar edhe këtë problem në interes të studentëve shqiptarë”, tha Mexhiti.

Sa u takon akuzave të nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani drejt përfaqësuesve të VLEN-it lidhur me këtë temë ai me përgjigje:

“Vetëm ashtu mund të jetë kandidat i vetëm në zgjedhje dhe të fiton, përndryshe kur VLEN-i është këtu ai humb. Le ta bëjnë punën e vet, i duhet pak kohë ta merr veten, sepse ka pasur një humbje të thellë në zgjedhjet e fundit”, ka thënë Mexhiti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull