Mickoski: Do ketë ligj me të cilin provimi i jurisprudencës do jepet edhe në shqip

1 Min. Leximi

Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka deklaruar se do të përgatit ligj me të cilin provimi i jurisprudencës do të bëhet edhe në gjuhën shqipe. Ai tha se ka vullnet politik që kjo çështje të zgjidhet, ndërsa shtoi si, pas përgatitjes së ligjit i njëjti do të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias dhe më pas të implementohet.
“Kushtetuta është e qartë dhe preciz. Kushtetuta thotë se gjuha zyrtare në tërë territorin e Maqedonisë dhe në përdorim ndërkombëtar është gjuha maqedonase, por gjithashtu në pajtim me atë që shkruhet më poshtë zyrtare është edhe gjuha shqipe, gjegjësisht bashkësia etnike që është 20%. Ky është amendamenti 5 i cili praktikisht e zëvendëson nenin 7 nga Kushtetua. Në një pjesë nga amendamenti 5 i cili e zëvendëson nenin 7 të kushtetutës qartë qëndron: Komunikimi në institucionet e organeve shtetërore mund të zhvillohet edhe në gjuhën në këtë rast të bashkësisë e cila është më shumë se 20%, pasi kjo të vërtetohet me ligj. Pra ne duhet që këtë proces të provimit së pari ta vërtetojmë me ligj, për shkak se ligji si i tillë nuk e lejon që të jepet në atë formë provimi”, ka deklaraur Mickoski.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull