LSM do ta bllokojë Kuvendin, kërkon pagë minimale më të lartë dhe ulje të pagave të zyrtarëve

1 Min. Leximi

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) njoftoi se sot në orën 09:00 do ta bllokojë hyrjen në Kuvend, me çka do të fillojë bllokada e institucioneve të cilat, siç thonë nga sindikata, e bllokojnë rritjen e pagës minimale. Do të bllokohen rrugët “Dame Gruev” dhe “11 Tetori”, te ndërtesa e Kuvendit.

Nga LSM thonë se përmes bllokadës do të dërgohet mesazh te deputetët se janë ata që po bllokojnë ligjin për rritjen e pagës minimale më shumë se një vit dhe të cilët nuk duan ta pranojnë nismën e LSM-së për uljen e pagave të zyrtarëve.

“Deputetët ende po bëhen të shurdhër në nismën e LSM-së për rritjen e pagës minimale dhe pagave tjera për 100 euro, si dhe për nismën e fundit të LSM-së për uljen e pagave të tyre për 80 për qind”, deklaroi mbrëmë kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov.

Sipas kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, shtëpia ligjvënëse sot do të punojë paralelisht me protestën e LSM-së. Ai pret që protesta të kalojë qetë, ndërsa nuk do të ketë sigurim shtesë të ndërtesës.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull