Po vazhdojnë dorëheqjet në FC Shkupi. Pas njoftimit të trajnerit Erkan Murseli se jep dorëheqje, sot dorëheqjen e tij e ka njoftuar edhe Ferid Veseli, i cili ka ushtruar detyrën e trajnerit kondicional.
Veseli thotë se mungesa e qartësisë, stabilitetit dhe respektit ndaj punës e bën të pamundur vazhdimin e rrugëtimit në mënyrë profesionale.
Ja dhe njoftimi i tij i plotë:
Pas shumë vitesh në FC Shkupi, në klubin ku jam rritur, jam formuar dhe kam dhënë gjithçka si trajner kondicional në pregaditjën fizike , sot po shkruaj një nga vendimet më të vështira të jetës sime profesionale:Largimin
Ky vendim nuk është impulsiv, por i menduar dhe i ndërgjegjshëm
Këtu nuk kam dhënë vetëm punë. Kam dhënë kohë,energji,shëndet.Ka pasur ditë të vështira, muaj pa paga, pasiguri dhe heshtje, por kurrë dorëzim. Sepse për mua kjo fanellë ka pasur gjithmonë peshë, përgjegjësi dhe krenari.
Kam qëndruar kur ishte më së vështiri.
Kemi punuar ndershëm, profesionalisht dhe me zemër. Fatkeqësisht, mungesa e qartësisë, stabilitetit dhe respektit ndaj punës e bën të pamundur vazhdimin e këtij rrugëtimi në mënyrë profesionale.
Gjithçka që është bërë, është bërë për lojtarët, për klubin dhe për qytetin e Shkupit.
Një falënderim i madh dhe respekt i veçantë për “SHVERCERAT”zemra e tribunës, të cilët kanë qenë përkrahja jonë në çdo sfidë, në ditë të mira dhe të vështira.
FC Shkupi është më shumë se një klub,është pjesë e jetës sime.
Sot largohem me dhimbje, por me kokën lart.
Me ndërgjegje të pastër dhe zemër të mbushur
I uroj klubit më të mirën, të ringrihet sërish aty ku e ka vendin..

